Aktualitet

Ekzekutimi i Endri Mustafës, bashkëshortja e viktimës: Vrasjen nuk e ka bërë fisi Lici, ai iku me 15-vjeçarin e s’u kthy

18 Maj 2021, 10:04 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Endri Mustafës, bashkëshortja e viktimës: Vrasjen

SHKODËR– Bashkëshortja e Endri Mustafës, Ingridi ka dhënë një deklaratë për mediat, vetëm një ditë pasi bashkëshorti iu gjet i torturuar në zonën e Livadheve. Për mediat, e reja se i dyshuari kryesor për vrasjen Ibrahim Lici dhe e gjithë familja e këtij të fundit kanë miqësi me fisin Mustafa. Ajo shtoi se ishte 15-vjeçari, ai që e kishte nxjerrë nga banesa natën viktimën për të mos u kthyer më kurrë. 


“Ata janë komshi këtu nuk kemi pasur asgjë problem me ta, burri im ka qenë shok me djemtë e tij. Unë kam dhënë deklaratën time për të. Habitem se si e kanë nxjerrë se nuk kanë lidhje me burrin tim, habitem si e kanë nxjerrë. Ne jemi 100% të sigurt se ngjarja nuk ka ndodhur prej djalit të tij. Ne jemi kojshi me ta nuk i kemi pasur asnjë lloj problemi me ta. Atë natë ka dalë në orën 10. Po iki tha më kërkoi t’i jap një xhaketë. Dhe iku për në Livadhe. I thashë mos dil se është natë. Nuk vonoj tha, vij shpejt. 15-vjeçari e kërkonte vazhdimisht. I kishte bërë disa muhabete, por i thashë që mos u merr me të, jo po ai është fëmijë nuk ia vuri veshin e anashkaloi se çfarë mund t’i bënte. E anashkaloi se çfarë mund t’i bënte. Më njoftoi se po shkonte me të. Por më gjatë nuk më tregoi. As përse shkoi. Nuk e di motivin e vrasjes. Nuk ka pasur konflikte me njeri. Nuk ka pasur kërcënime. Ai erdhi për qejf se çfarë muhabetesh nuk e di se çfarë i ka thënë nuk e di. E ka nxjerrë jashtë, se nuk i besonte. Ne nuk dimë për ndonjë tjetër,”– tha ajo.

LAJMI KRYESOR: ‘Bandat e Shkodrës’ vranë Endri Mustafën, shpallet në kërkim Ibrahim Lici! Babai i del në mbrojtje: Familja e viktimës di kush është autorin, ne i kemi komshi! E veja: 15-vjeçari e nxorri në pritë! (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet endri mustafa ibrahim lici ingrid mustafa vritet endri mustafa endri mustafa ibrahim lici ingrid mustafa vritet endri mustafa

Sondazh

Poll