Aktualitet

Sekuestrimi i 400 kg drogë në Lipjan, ambasada amerikane në Kosovë: Fitore e madhe për sundimin e ligjit

18 Maj 2021, 08:58 Nga DOSJA
Sekuestrimi i 400 kg drogë në Lipjan, ambasada amerikane në

KOSOVË– Ambasada amerikane në Kosovë, ka përgëzuar autoritetet kosovare për konfiskimin e një sasie të madhe droge në Lipjan.

Ambasada përmes një postimi në Twitter ka shkruar se konfiskimi i djeshëm është një fitore e madhe për sundimin e ligjit.

Luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Ju lumtë autoriteteve të Kosovës për konfiskimin e djeshëm të drogës në Lipjan – suksesi përmes partneriteteve globale midis Kosovës, Italisë, Shqipërisë, & DEA-s. Fitore e madhe për sundimin e ligjit”,- thuhet në postim.

Combatting organized crime & drug trafficking requires international determination & cooperation. Kudos to Kosovo authorities for yesterday’s drug seizure in Lipjan–success through global partnerships between Kosovo, Italy, Albania, & @DEAWashingtonDC. Big win for rule of law. pic.twitter.com/3GQ6AT4pvw

— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) May 18, 2021

Droga u sekuestruara mesditën e djeshme në komunën e Lipjanit, ku edhe kishte mbërritur prej gati 2 javësh.Ajo vinte nga Brazili dhe ishte futur në 20 arka që supozohet të ishin mbushur me mish pule. Kamioni ku ishte futur droga rezulton të jetë në pronësi të kompanisë “MCFOODS” që ka si pronarë dy biznesmenë, Izet Sheqiri nga Kosova dhe Bledar Habili nga Shqipëria. Ky i fundit ka mohuar të ketë lidhje me këtë ngjarje, duke shtuar se biznesi nuk kishte mjete. 400 kg kokainë u ndoqën nga DEA dhe u lanë të kalonin me urdhërin e tyre, por askush nuk u paraqit të tërhiqte kokainën.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kapet 400 kg kokaine ne kosove kapet 400 kg kokaine ne kosove

Sondazh

Poll