Aktualitet

TRONDITËSE në Lezhë/ 5 persona PËRDHUNOJNË në grup 15-vjeçaren, më i madhi prej tyre 44-vjeç, më i vogli 17-vjeç. I d

18 Maj 2021, 08:27 Nga DOSJA
TRONDITËSE në Lezhë/ 5 persona PËRDHUNOJNË në grup

LEZHË– Ngjarje tronditëse në Lezhë! Një 15-vjeçare është abuzuar seksualisht nga 5 persona, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin e kanë shantazhuar vazhdimisht me foto dhe video në rrjetet sociale, duke e detyruar që të kryejë marëdhënie seksuale me dhunë.

Artan Kaçorri 31-vjeç, Albert Molla, Ermal Tarazhi 30-vjeç, Nike Lleshi 44-vjeç dhe 17 vjeçari Adrian Gjikola, janë të gjithë personat që kanë detyruar të miturën të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë. Njëri prej 5 personave që ka përdhunuar 15-vjeçaren në Lezhë, ka qënë i dashuri i saj.

Bëhet fjalë për Artan Kaçorrin. Historia mes tyre ka nisur përmes ngacmimeve që 31-vjeçari i bënte të miturës, kur kjo e fundit shkonte në shkollë. Me kalimin e kohës, dyshja nisën lidhjen, por i dashuri i ka bërë video dhe më pas e ka shantazhuar duke e detyruar që të kryejë marrëdhënie me persona të tjerë që prej muajit janar.

Ka qënë vetë e mitura ajo e cila ka bërë denoncimin në polici ditën e djeshme, pas shtyrjes nga ana e të ëmës e cila i ka parë he mesazhet në telefon. E mitura ishte në gjendje të rënduar psikologjike. Ajo do të merret nën kujdesin e Shërbimeve Sociale. Po ashtu, familja e të miturës është e tronditur nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur. Policia bën të ditur se të gjithë personat e lartpërmendur janë vënë në pranga.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi e ka konsideruar një akt çnjerëzor përdhunimin e 15-vjeçares në Lezhë. Në një reagim në faqen zyrtare, Robert Gajda shkruan se Prokuroria duhet të nisë një hetim rigoroz dhe së fajtorët duhen ndëshkuar. Përsa i përket ‘viktimës’, Gajda shton se është e rëndësishme ofrimi i një përkujdesje psikologjike të specializuar, por edhe mbrojtje për të dhe familjen e saj.

(a.b;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adrian gjikola albert molla artan kacorri ermal tarazhi nike lleshi perdhunohet 15-vjecarja ne lezhe skandal ne lezhe adrian gjikola albert molla artan kacorri ermal tarazhi nike lleshi perdhunohet 15-vjecarja ne lezhe skandal ne lezhe

Sondazh

Poll