Aktualitet

U përplas me policinë për parcelat e hashashit, i riu që u plagos nga efektivët në Fier rrezikon të paralizohet, SHÇBA:

18 Maj 2021, 08:28 Nga DOSJA
U përplas me policinë për parcelat e hashashit, i riu që u

FIER– Griseld Shpataraku, 29-vjeçari që u përplas me Policinë e Shtetit dje në Cakran të Fierit dhe mbeti i plagosur është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në kryeqytet. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i riu është në gjendje të rëndë pas plagosjes nga policia, ku mori një plumb në shpatull. Ai rrezikon të mbetet i paralizuar pasi plumbi i ka prekur zonën pranë shtyllës kurrizore.

Por, pavarësisht gjendjes shëndetësore të të riut, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat i ka konsideruar të rregullta veprimet e efektivëve. Në një njoftim të gjatë SHÇBA-ja ka bërë me dije se efektivët kanë organizuar operacionin për kapjen e Shpatarakut por kur kanë mbërritur në vendin e ngjarjes janë zënë në befasi pasi i riu u ka drejtuar armën.

Në këto kushte, sipas SHÇBA-së, efektivët i kanë bërrë thirrje disa herë 29-vjeçarit e më pas e kanë qëlluar në shpatull duke e lënë të plagosur në mënyrë që të bënin të mundur arrestimin e tij. Nga ana tjetër, në njoftim bëhet me dije se është shpallur në kërkim dhe një 23-vjeçar, me inicialet A.R., bashkëpunëtor me Shpatarakun.

Ndërsa është sekuestruar 1 automatik me dy krehëra të lidhur me natriban, të mbushur me nga 30 fishekë secili, gati për të realizuar qitjen; rreth 180 fishekë me pako të cilat u gjetën në çadrën e vendstrehimit; çadër strehimi i tipit alpin me tesha për fjetje dhe ushqime, rreth 270 gota të mbjella me fidanë të bimës Kanabis Sativa, dhe dy parcela me 23 bimë të mbjella në tokë si dhe 1 telefon celular.

Por çfarë ndodhi dje?

Paraditen e djeshme, 29-vjeçari ishte duke punuar në një parcelë që kishte mbjellë me kubikë kanabisi që ishin gati për mbjellje në zonën e Cakranit në Fierit, në momentin kur një patrullë policie shkoi për kontroll. Shpataraku nuk pranoi që policia të ushtronte kontrollin dhe menjëherë rrëmbeu armën e zjarrit, tip kallashnikov me të cilën kërcënoi efektivët  për tu larguar. Policët bënë neutralizimin e tij duke e qëlluar me plumb në shpatull. Ai u transportua në spitalin e Fierit dje dhe tashmë pritet të marrë ndihmë të specializuar në kryeqytet.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet grisel shpataraku grisel shpataraku

Sondazh

Poll