Politike

Tjetër teori! Duma ‘rrëzon’ Zhupën: Data e zgjedhjeve brenda PD-së u afrua sepse duhej, ky moment kërkon veprim, duhesh

17 Maj 2021, 19:30 Nga DOSJA
Tjetër teori! Duma ‘rrëzon’ Zhupën: Data e zgjedhjeve

TIRANË– Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Grida Duma ka hënë arsyen për afrimin e datës së zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike, e cila u zhvendos nga 22 korriku më 13 qershor. E ftuar në Çim Peka Live, Duma u pyet se përse po mbahen me ‘ngut’ zgjedhjet brenda PD-së, kur ende nuk janë certifikuar zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo tha se kjo gjë po bëhet pasi kjo është një situatë që kërkon ndërveorim dhe se masat duhen ndërmarrë nga ana e përmbajtjes dhe jo asaj proceduriale.

“Nuk është një ngut, është një përgjigje siç i takon momentit, i cili nuk është aspak proceduarial. Zgjedhjet në pikëpamjen statuore do ishin në korrik. Ka një afrim të datës së zgjedhjeve, pasi është një situatë që kërkon veprim, ku Partia Demokratike të marrë masa e duhura jo proceduarilisht por përmbajtësisht, që nuk janë vetëm çështje e PD-së por shumë më gjerë se kaq. Nga ana tjetër mund të ketë një afrim të datës, por do të ketë një zgjatje të fushatës, ku do të ketë një kohë tre javore, për ata që duan të garojnë për kreun e PD. Ajo që duhet thënë seriozisht, është që PD po bën një akt reflektimi pa pritur data dhe procedurat, pa prekur përmbajtjen e zgjedhjeve,”- tha Duma.

Më herët, Ina Zhupa tha se afrimi i datës brenda PD-së ishte sezoni turistik. Në një lidhje me Skype në Euronews, Zhupa tha se njerëzit kanë nevojë të bëjnë pushime e për këtë arsye u afrua data, por Duma paska një tjetër teori.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike doreheqja e lulzim bashes grida duma ina zhupa doreheqja e lulzim bashes grida duma ina zhupa

Sondazh

Poll