Politike

Jemin Gjana i përgjigjet grupit ‘Për PD’ që kërkon largimin e Bashës: Zgjedhje individuale, s’e ka detyrim ligjor

17 Maj 2021, 16:49 Nga DOSJA
Jemin Gjana i përgjigjet grupit ‘Për PD’ që

TIRANË– Kreu i Komisionit Zgjedhor brenda Partisë Demokratike, Jemin Gjana u është përgjigjur zërave që kërkojnë dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha.

Në një prononcim për mediat, Gjana tha se dorëheqja e kryetarit nuk është e përcatuar në statut dhe se Basha nuk e ka detyrim ligjor këtë gjë, por zgjedhje personale.

“Jeni duke folur me kryetarin e Komisionit të Zgjedhjeve, pjesën politike….Një gjë ju garantoj, është debatuar në 2017 në Kuvendin kombëtar të PD nëse duhet të kishte një normë statutore që detyron dorëheqjen dhe nuk është miratuar. Në statut nuk ka detyrim dorëheqje, pjesët e tjera duhet janë individuale,”- tha Gjana.

LAJM KRYESOR: Mblidhet Komisioni Zgjedhor i PD-së, caktohet sekretari, diskutohet formulari që do të plotësojnë kandidatët për vendin e Bashës, Gjana: Dorëheqja, zgjedhje personale. Grupi “Për PD-në”: Vegël e Bashës, s’ka zgjedhje të lira pa ikur ai

(f.m/dosjaal).

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike jemin gjana jemin gjana

Sondazh

Poll