Politike

60 minuta mbedhje! Jemin Gjana tregon çfarë duhet të plotësojnë kandidatët që duan ‘karrigen’ e Bashës, pikat që u

17 Maj 2021, 17:04 Nga DOSJA
60 minuta mbedhje! Jemin Gjana tregon çfarë duhet të

TIRANË– Kreu i Komisionit Zgjedhor brenda Partisë Demokratike, Jemin Gjana ka zbardhur detaje mbi mbledhjen që u zhvillua pasditen e sotme. Në një prononcim për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit Zgjedhor që zgjati për rreth 60 minuta, Gjana tregoi se çfarë formulari do të duhet të plotësojnë të gjithë ata që synojnë karrigen e kryedemokratit Lulzim Basha.

Gjana tha se ata do të plotësojnë një formular të ngjashëm me atë që plotësojnë edhe kandidatët për deputetë, të dhënat e të cilëve do t’i dërgohen Kryesisë për tu miratuar. 

“Ishte mbledhje për kostituimin, përcaktuam sekretarin e komisionit, zotin Avdulaj. Përcaktuam një procedurë pune për javën. Do përgatisim një udhëzim bazë me të cilin do të përcaktojmë të gjitha modalitetet e procesit. Këtë do t’ja paraqesim Kryesisë së Partisë të dielën, e cila do të mblidhet për të caktuar dhe kandidaturat, me qëllim që ta miratojë si paketë të plotë bashkë me kandidaturat. Do të miratohet një formular për të gjithë ata që do të hedhin kandidaturën, siç ka qenë dhe për kandidatët për deputetë, do të ketë një numër të dhënash, dhe më pas do të konkurojnë në Kryesi për tu miratuar,”- tha Gjana ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Mblidhet Komisioni Zgjedhor i PD-së, caktohet sekretari, diskutohet formulari që do të plotësojnë kandidatët për vendin e Bashës, Gjana: Dorëheqja, zgjedhje personale. Grupi “Për PD-në”: Vegël e Bashës, s’ka zgjedhje të lira pa ikur ai

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike jemin gjana jemin gjana

Sondazh

Poll