Politike

Braimllari: Hapja e kutive vërtetoi pretendimet e LSI-së në Berat, mandati u grabit nga PS

17 Maj 2021, 17:36 Nga DOSJA
Braimllari: Hapja e kutive vërtetoi pretendimet e LSI-së në

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, ka deklaruar se hapja e kutive në Beratit tregon masakrën elektorale të 25 prillit dhe vërteton pretendimet e LSI-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braimllari shkruan se Partia Socialiste ka vjedhur mandatin e LSI-së në Berat, duke deformuar vullnetin e qytetarëve brenda në kuti. Ai shton se KQZ ka futur nga jashtë materiale që nuk janë në kutinë e materialeve zgjedhore.

Deklarata e plotë e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari

Mirmbrëma!
Hapja e kutive të Beratit tregon qartë masakrën elektorale të 25 prillit. Rilindja, jo vetëm përdori administratën publike, Policinë e Shtetit, grupet e strukturuara kriminale por dhe ka ndërhyrë në proces duke deformuar vullnetin e qytetarëve brenda në kuti.
Hapja e kutive të sotme vërtetoi pretendimet e drejta të Lëvizjes Socialiste për Integrim se mandati i Beratit dhe jo vetëm është grabitur nga Partia Socialiste.
Sot, u bë e qartë për të gjithë shqiptarët skema e manipulimit të procesit zgjedhor duke përdor edhe teknologjinë e cila duhet të ishtë një garanci në këtë proces.
Vetëm në Berat u vërtetua se të paktën 19 shtetas kanë votuar 53 herë, skemë kjo e cila është përdorur në të gjitha qarqet e vendit duke manipuluar procesin e zgjedhjeve.
Nga hapja e kutive, u pa qartë se ka më shumë fletë votimi sesa vetë numri i votuesve. Pra, qartazi kutitë janë mbushur duke përdorur çdo strukturë në funksion të qeverisë.
Këto manipulime, vërtetojnë qartazi se në procesin e 25 prillit, Rilindja jo vetëm deformoi vullnetin e qytetarëve por dhe i vodhi zgjedhje duke ndërhyrë drejtëpërdrejtë në kuti.

Lëvizja Socialiste për Integrim do të bëjë publike, fakte të tjera sesi ky proces është manipuluar përpara ditës së votimit, ekzekutuar gjatë procesit të votimit dhe ka vazhduar hapur në KQZ.

KQZ ka futur sot duart në kutitë e materialeve zgjedhore. Ka futur nga jashtë materiale që nuk janë në kutinë e materialeve zgjedhore. Raporti i pajisjes elektronike i konfirmuar edhe nga numëruesit socialistë në Berat, njëkohësisht edhe nga hapja e kutive nuk ndodhej në kutitë e materialeve zgjedhore por është futur dorazi nga jashtë nga ana e administratës së KQZ duke kompromentuar të gjithe procesin.

Reagimi i Braimllarit vjen pas hapjes së 24 kutive me materiale zgjedhore të marra nga qarku i Beratit nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve. Pas numërimit të kutive janë vënë re  parregullsi lidhur me tentativat për votim të dyfshitë por edhe mungesat e procesverbaleve, që nuk ishin të futura në valixhet e “Pajisjeve të Identifikimit Elektronik”. Në Berat janë konstatuar 57 raste të dyshimta, mes të cilave dy raste kur dy persona janë paraqitur në dy qendra të ndryshme votimi.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike endrit brahimllari kas zgjedhjet 25 prill 2021 endrit brahimllari kas zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll