Politike

Mustafaj ashpërson gjuhën ndaj Bashës: Po manipulon administratën për të fituar zgjedhjet, në 2017-n e kam kërkuar me fo

17 Maj 2021, 19:12 Nga DOSJA
Mustafaj ashpërson gjuhën ndaj Bashës: Po manipulon

TIRANË– Besnik Mustafaj është treguar i ashpër me kryedemokratin Lulzim Basha për të cilin është shprehur se ai po thellon gabimet e bëra në vitin 2017 për zgjedhjet brenda partisë. I ftuar në studion e Radar në ABC, ish-ministri Mustafaj është shprehur se Partia Demokratike ndodhet në një gjendje të vështirë dhe shqetësuese.

Sipas Mustafajt, vendimi për zgjedhje ishte shumë i nxituar dhe se për këtë gjë e fajin vetë kreu i partisë, Lulzim Basha, Mustafaj shton se Basha kërkon që të manipulojë administratën e partisë për të fituar zgjedhjet.

“Gjendja më duket shumë shqetësuese, PD më duket e vdekur e demoralizuar dhe jo ajo që kërkojnë shqiptarët. Jam  shumë i shqetësuar sepse një gjë e tillë do të thotë një opozitë jo funksionale. Nuk mund të flitet për një ndarje të PD por ka dy qëndrime të ndryshme brenda PD-së. Ajo që pamë dhe mësuam indirekt, tregon se në Këshillin Kombëtar një pjesë e personaliteteve kanë një shqetësimit të madh dhe unë e kuptoj shumë mirë një gjë të tillë. Unë në 2017 kam kërkuar me forcë dorëheqjen e Bashës, ndërsa tashmë nuk e bëra më pasi ka një kalendar zhvillimesh që duhet ti mbledhë Basha siç ishte dhe mbledhja e fakteve për masakrën zgjedhore të 2021. Unë kam bindjen se askush më shumë se Basha është më i interesuar që të dalë në pah e vërteta, ai duhet që ta drejtojë këtë proces i mbështetur dhe nga strukturat brenda PD-së.

Rëndësi tashmë ka vetëm puna e institucioneve dhe jo ajo që besojmë ne, e rëndësishme është çfarë do të thotë KAS dhe kryekomisioneri. Unë kam besuar se duhet që të tërheqë këtë proces, por jo se do të tregohet kaq i pabesë për të futur Partinë në zgjedhje. Unë besoja se duhet një kohë më e gjatë për të gjithë kandidatët për të takuar anëtarësinë. Vetëm një proces i ngjashëm si ai që ndodh në SHBA mund ta nxjerrë partinë në dritë. Eksperienca ime dhe kultura ime politike, nuk më lejojnë që të besoj se do të jetë një garë, aq më tepër për një periudhë të shkurtër, një garë që ta mbyllë me Jemin Gjanën një person i pabesueshëm që është i njëanshëm dhe ka sulmuar kundërshtarët e Bashës në 2017. Basha po thellon gabimet që bëri në 2017 për fushatën e bërë për zgjedhjet brenda Partisë”, ka thënë ai.

Partia Demokratike do të zhvillojë zgjedhjet brenda partisë më 13 qershor. Sot u mblodh Komisioni Zgjedhor ku për rreth 60 minuta u diskutua për formularin do të duhet të plotësojnë të gjithë ata që synojnë karrigen e kryedemokratit Lulzim Basha. Të dhënat e tyre do tu dërgohen Kryesisë për tu miratuar, më 23 maj. Gjatë mbledhjes u caktua dhe sekretari i Komisionit Zgjedhor, u përgatit një udhëzim bazë dhe një procedurë pune për javën. Anëtar të tjerë të këtij komisioni do të jenë: Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe tashmë Çlirim Gjata. Ndërsa, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani, Ervin Minarolli, Lulzim Omuri do të jenë ndihmës.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike besnik mustafaj doreheqja e lulzim bashes besnik mustafaj doreheqja e lulzim bashes

Sondazh

Poll