Politike

Juristi i PD në KQZ nxjerr dokumentet, Marash Logu: 3 provat që nxjerrin 100 parregullsi, një nga numëruesit në Gjirokastë

17 Maj 2021, 17:11 Nga DOSJA
Juristi i PD në KQZ nxjerr dokumentet, Marash Logu: 3 provat që

TIRANË– Juristi i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Marash Logu ka publikuar me foto tre provat që ka pranuar Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) të marrë si provë për shkeljet e zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Në foton e parë shihen të dhënat e kryqëzuara të pajisjeve PEI për qarkun Gjirokastër. Aty rezulton se shenjat e gishtërinjve të 14 personave janë përdorur për identifikimin e 74 zgjedhësve. E thënë ndryshe, potencialisht 14 persona kanë votuar 74 herë ose mesatarisht 5 herë/secili.

Në foton e dytë janë të dhënat e kryqëzuara të pajisjeve PEI për qarkun Berat, nga ku rezulton se shenjat e gishtërinjve të 21 personave janë përdorur për identifikimin e 57 zgjedhësve ose 21 persona kanë votuar 57 herë, ose rreth 3 herë/secili. Ndërsa në foton e tretë sipas Logut është vendimi i KZAZ Nr. 82, qarku Gjirokastër për emërimin e anëtarëve të Grupit të Numërimit Nr. 4. Numërues i parë është shtetasi Thanos Andrea Karameno nga Partia Socialiste. Ky i fundit rezulton se është futur në Shqipëri nga Greqia, pas datës 19 prill kur u vendos karantinimi 2-javor i personave që vinin nga Greqia dhe Maqedonia dhe nuk e ka respektuar këtë vendim.

Statusi i plotë:

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS), me kërkesë të dy anëtarëve Z. Braho dhe Z. Cefa, pranoi të merrte vetëm tre prova. Konkretisht:

Vetëm me tre prova të thjeshta, faktohen mbi 100 shkelje flagrante të ligjit. Merreni me mend se sa shkelje të rënda do të zbardheshin, nëse KAS-i, nuk do të sillej si shërbëtor i Edi Ramës dy herë rradhazi, por do të pranonte 19 kërkesat tona për marrje provash. Sepse ata e dinë që po i morën provat, do të faktohet para të gjithë shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë masakra zgjedhore e 25 prillit. Megjithatë, ne nuk do të ndalemi. Beteja jonë do të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë të vjedhjes më të madhe të shqiptarëve në historinë e zgjedhjeve.

LAJM KRYESOR:Ankimimi i LSI në KAS/ Hapen 24 kutitë me materiale zgjedhore të Beratit, provohet pretendimi i LSI, gjenden parregullsi dhe në Gjirokastër, vendimi për qarqet jepet në dy ditët në vijim

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kas 17 maj 2021 marash logu kas 17 maj 2021 marash logu

Sondazh

Poll