Politike

Hapja e 24 kutive në qarkun e Beratit, Vasili: I nxorri bojën masakrës së 25 prillit, skandaloze, KQZ ka futur duart në kut

17 Maj 2021, 16:16 Nga DOSJA
Hapja e 24 kutive në qarkun e Beratit, Vasili: I nxorri bojën

TIRANË– Zëvendës kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka publikuar një document ku sipas tij vërtetohen shkeljet në zgjedhjet e 25 prillit.

Në dokument shihen shkeljet për qarkun e Beratit ku rezultoi se 19 persona kishin votuar 53 herë. Për Vasilin ky është një skandal dhe tregon se janë future duart në materialet zgjedhore.

“Hapja e kutive te Beratit i nxjerr bojen totalisht masakres zgjedhore te 25 prillit! Dhjetra raste te votimit te shumefishte! 19 persona kane votuar 53 here kjo eshte konstatuar vetem ne disa kuti te hapura te Beratit. Skandal, KQZ fut duart ne kutite e materialeve zgjedhore. Fut nga jashte materiale qe nuk jane ne kutine e materiale zgjedhore. Raporti PEI i konfirmuar edhe nga numeruesit socialiste, dhe nga hapja e sotme e kutive, qe nuk ndodhet ne kutite e materialeve zgjedhore, eshte futur dorazi nga jashte nga ana e administrates se KQZ duke kompromentuar te gjithe procesin Ne kutite e materialeve qe u hapen nga vete KQZ, shenohet qarte qe mungojne raporti dhe kuponat PEI, nderkohe, nga persona te KQZ jane futur ne listen e materialeve dokumente te cilat nuk ndodheshin ne kuti duke shkaterruar totalisht procesin! Masakren zgjedhore nuk e mbulon dot më askush. Denoncimi dhe çmontimi i masakres zgjedhore mafioze mision i shenjte dhe pa kthim!”- shkruan Vasili krah dokumentit.

LAJM KRYESOR:Ankimimi i LSI në KAS/ Hapen 24 kutitë me materiale zgjedhore të Beratit, provohet pretendimi i LSI, gjenden parregullsi dhe në Gjirokastër, vendimi për qarqet jepet në dy ditët në vijim

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kas 17 maj 2021 kas 17 maj 2021

Sondazh

Poll