Politike

A duhet të largohet Basha? Zheji: Ikja e kapitenit në stuhi mbyt anijen, duhet ta çojë misionin në fund, Çani: Të tjerët

17 Maj 2021, 15:43 Nga DOSJA
A duhet të largohet Basha? Zheji: Ikja e kapitenit në stuhi mbyt

TIRANË– Analisti Artur Zheji dhe gazetari Arjan Çani kanë komentuar zgjedhjet brenda Partisë Demokratike për kryetarin e rid he nëse duhet apo jo të largohet Lulzim Basha si drejtues. Të ftuar në emisionin “Pikat mbi i” me gazetaren Ola Bruko, Zheji mendon se Lulzim Basha duhet ta çojë deri në fund misionin e tij, ndërsa sipas Çanit, pas humbjeve Basha duhet të japë dorëheqjen.

Debati në Studio:

Arian Çani: I gjithë sistemi i njerëzve në PD janë njerëz të Bashës. Kam përshtypjen që ata nuk kanë peshë brenda PD. Jemi në një situatë që Basha është legjitimuar të thotë gjithçka për të shkuar në interes të tij. Ai po ruan vendin e tij. E thënë pa cinizëm dhe ironi, unë Bashën e konsideroj një vend normal, një person që mund të ishte kryeministër në çdo vend. Fati i keq i Bashës është që përballë nuk ka një njeri normal

Gazetarja: A duhet të jepte Basha dorëheqjen?

Arian Çani: Normalisht pas asaj që ndodhi të isha unë në vend të tij do të kisha ikur. Ai ka më shumë ambicie dhe nuk do të ketë ikur. Nëse nuk do të ketë aksident në 2025 në krahun tjetër, është e vështirë të fitohen zgjedhjet.

Artur Zheji: Ai ka thënë që nëse zgjedhjet nuk janë vjedhur unë iki, nëse ato janë vjedhur hajde të gjejmë zgjidhjen. Basha duke qëndruar është në vazhdim të misionit të tij, jo se nuk do të iki, por nuk duhet të iki. Një nga njerëzit më të padyshimtë në analizës së tij, është atakuar dhe jo më larg se dje i bëri një thirrje PD që dorëheqja e parevokueshme e Bashës është gabim. Kjo do të thotë që largimi i kapitenit në stuhi, e mbyt anijen. Beteja vazhdon.

Arian Çani: Do të kishte surpriza nëse Basha do të kishte dhënë dorëheqjen, e të kishte filluar më vonë një lëvizje të madhe në të gjithë Shqipërinë dhe të vinte si fitues. Opozita në situatën që është me një kryelojtar, duhet të kishte bërë diçka më të madhe, se nuk ka ç’të hupë. Le të bëhet nami, të hidhen të gjitha në tavolinë, e në fund do të fitonte publiku. Njerëzit që janë kundër Ramës do e gjenin veten brenda. Unë besoja që do ta bënte doktori, thashë një moment do të ketë gjenialitetin për të bërë një lojë politike të hapur.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike arjan çani artur zheji doreheqja e lulzim bashes arjan çani artur zheji doreheqja e lulzim bashes

Sondazh

Poll