Politike

Zgjedhjet lokale/ Basha nga Shkodra: Do ndalim tiraninë, betejë për jetë a vdekje (VD)

20 Maj 2019, 18:21 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale/ Basha nga Shkodra: Do ndalim tiraninë, betejë

SHKODËR– Kryedemokrati Lulzim Basha në një prononcim për gazetarët ka folur nga Shkodra për zgjedhjet lokale që pritet të zhvillohen më 30 qershor. (Lexo këtu)

Në prononcimin e tij, Basha është shprehur se qytetarët janë më të vendosur se kurrë për të ndaluar një tirani.

Pyetja: Më 31 maj nis fushatën zyrtarisht Rama. Jeni të vendosur që ta pengoni?

Basha: Mendoj që mesazhet që i kemi thënë sot janë shumë aktuale. Për të ndalur një tjetër tirani të krimit ia vlen çdo sakrificë dhe çdo çmim. Unë, PD dhe opozita jemi më të vendosur se kurrë për të ndaluar një tjetër tirani, një tjetër monizëm. Por kësaj radhë të veshur me krim, korrupsion dhe oligarki babëzitëse që ka shkatërruar vendin dhe na ka mbyllur dyert e Europës. Kjo është një betejë për jetë a vdekje. Dhe fundi i kësaj është i përcaktuar. Do të jetë fundi i atyre që duan të rikthejnë tiraninë dhe fitorja e të gjithë shqiptarëve të bashkuar.

Zgjedhjet lokale do të zhvillohen më 30 qeshor. Ndërkohë që PS ka prezantuar 61 emrat e saj për bashkitë e vendit, opozita e bashkuar ka vendosur për bojkot. Në retorikën e tyre gjatë protestave, opozita ka artikuluar se zgjedhje lokale pa ta nuk do të ketë, ndërsa maxhoranca ka cituar Kodin Penal ku shkruhet se personat që pengojnë zgjedhjet dënohen me burg.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha nga shkodra zgjedhjet lokale 2019 lulzim basha lulzim basha nga shkodra zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll