Politike

PD publikon dokumentin: Vërteton shkeljet, 19 persona votuan 53 herë në Berat

17 Maj 2021, 15:33 Nga DOSJA
PD publikon dokumentin: Vërteton shkeljet, 19 persona votuan 53 herë

TIRANË– Partia Demokratike ka publikuar një document ku denoncon shkeljet e kryera në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Beratit. Në dokumentin e publikuar nga PD, shihet se në qarkun e Beratit 19 persona kanë votuar 53 herë, mes të cilëve 2 persona kanë votuar 2 herë.

PD akuzon KAS se po pengon transparencën e zgjedhjeve, pasi sipas tyre nuk ka pranuar të marrë edhe prova të tjera për blerjen e votës mes legalizimeve, punësimeve, përdorimit të shtetit për përfitim elektoral.

“19 persona në Berat votuan 53 herë. Ja dokumenti që fakton parregullsitë. Kryqëzimi i të dhënave të shenjave të gishtave ka faktuar votimin e parregullt në qarkun e Beratit. 19 persona kanë votuar 53 herë, mes të cilëve 2 persona kanë votuar 2 herë. Kjo e dhënë është shumë e rëndësishme, sepse verifikon që persona të ndryshëm kanë mashtruar duke votuar në emrin e perosnave të tjerë. Në Qarkun e Beratit diferenca për mandatin e pestë të PS dhe mandatit të LSI është vetëm 77 vota. Ky dokument u pranua të merret nga KAS dhe nxjerr në pah parregullsitë proceduriale të procesit të votimit. Nëse KAS do të kishte pranuar të kerkonte edhe prova të tjera për blerjen e votës mes legalizimeve, punësimeve, përdorimit të shtetit për përfitim elektoral, masakra zgjedhore do të ishte shfaqur e plotë para shqiptarëve. KAS po pengon transparencën e zgjedhjeve,”- shkruan PD në reagim.

LAJM KRYESOR: Ankimimi i LSI në KAS/ Hapen 24 kutitë me materiale zgjedhore të Beratit, provohet pretendimi i LSI, gjenden parregullsi dhe në Gjirokastër, vendimi për qarqet jepet në dy ditët në vijiM

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kas 17 maj 2021 partia demokratike kas 17 maj 2021 partia demokratike

Sondazh

Poll