Politike

Hapja e kutive- Shkeljet/ Në Berat 19 votues vunë gishtin për 53 zgjedhës! Në Gjirokastër “nami” (SHIFRAT E KQZ)

17 Maj 2021, 14:04 Nga DOSJA
Hapja e kutive- Shkeljet/ Në Berat 19 votues vunë gishtin për 53

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kthyer pëgjigje pas kryqëzimit të të dhënave të pajisjes PEI dhe janë gjetur shkelje në Gjirokastër e Berat. Konkretisht, siç shihet dhe në shkresën e siguruar nga Dosja.al në Gjirokastër janë gjetur dy raste të dyshimta pasi dy persona janë paraqitur në dy qendra të ndryshme votimi. 

Edhe në Berat janë konstatuar 57 raste të dyshimta, mes të cilave dy raste kur dy persona janë paraqitur në për të votuar dy herë, në dy qendra të ndryshme votimi. Në Gjirokastër 12 persona kanë dhënë shenjën e gishtit si nënshkrim biometrik për 70 zgjedhës, kurse në Berat 19 persona kanë dhënë shenjën e gishtit si nënshkrim biometrik për 53 zgjedhës.

“74 raste të dyshimta në Gjirokastër. Në Gjirokastër 2 raste të dyshimta ku 2 persona janë paraqitur në 2 QV të ndryshme. 57 raste të dyshimta në Berat, mes të cilave 2 raste kur 2 persona janë shfaqur në 2 QV të ndryshme. Në Gjirokastër 12 persona kanë dhënë shenjën e gishtit si nënshkrim biometrik për 70 zgjedhës. Në Berat 19 persona kanë dhënë shenjën e gishtit si nënshkrim biometrik për 53 zgjedhës,”- thuhet ndër të tjera në pëegjigjen e KQZ-së. 

LAJM KRYESOR: Ankimimi i LSI në KAS/ Hapen 24 kutitë me materiale zgjedhore të Beratit, provohet pretendimi i LSI, gjenden parregullsi dhe qarkun e Gjirokastrës, vendimi për qarqet jepet nesër dhe pasnesë

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kas 17 maj 2021 kas 17 maj 2021

Sondazh

Poll