Aktualitet

17 Maj 2021, 09:35 Nga DOSJA

TIRANË– Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të lënë në arrest me burg për 35 ditë efektivin e RENEA-s, Xhulio Liçit ka ardhur dhe reagimi i avokatit. Për mediat, Ferdinand Ndoja u shpreh se dëshmia e Dedë Nimanit në gjykatë ka shpjeguar të gjithë ngjarjen që ka ndodhur, duke pranuar se lënda narkotike ishte e tija. Avokati tha se janë të pakënaqur nga vendimi i gjykatës pasi mund të jepej një masë sigurie më e lehtë. Ndër të tjera, Ndoja shtoi duke thënë se mes klientit të tij dhe Nimanit nuk ka asnjë njohje, e se efektivi e mori në makinë pasi ishte i vjetër në moshë.


Pozicioni i tyre e shpjegon qartë se personi tjetër Nimani e shjegoi në mënyrë të hollësishme për drogën që u kap në flagrancë. Xhuljano ka dhënë shpjegime që në momentin e parë. Kur u dëgjua shpjegimi i Nimanit u shpjëgua gjithcka. Ne jemi të pakënaqur nga vendimi i Gjykatës, mund të jepte një masë sigurie tjetër. Ai djale ishte i rastësishem, e ka marrë në makinë Nimanin duke e parë se ishte burrë i vjetër. Këtë e pranoi dhe Gjykata. Rezulton e provuar se nuk ka asnjë lloj njohje, komunikimi. Nuk rezulton që të jetë numri i Dedës apo personit tjetër ne telefonin e tij. Sot deklaroi se në momentin e dytë do të japë shpjegime se ku dhe kujt ia ka blerë, la të kuptojë se e ka blerë në rrethrrotullimin e Plepave. Dedë Nimani ka qënë në ndjekje dhe më para, nuk jemi njohur me të gjitha aktet që të them si ka ndodhur. Do të kishte një provë nëse do të ishim përballë deklarimeve të pavërteta. Nëse Deda do të ishte duke pritur këtë person, nuk kishte pse të vazhonte të ecte në këmbë në pritje të një makine që po vinte kastile me të. Ai ka ecur në këmbë dhe ka bërë autostop.’

U kap me kokainë! Prokuroria kërkon burg për efektivin e RENEA-s Xhulio Liçin dhe dy bashkëpuntorët e tij, DËSHMIA: Isha pasagjer!

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ferdinand ndoja xhulio lici ferdinand ndoja xhulio lici

Sondazh

Poll