Aktualitet

Dosja e Prokurorisë! Efektivi i RENEA-s mori në makinë dy personat e tjerë.. hapën bagazhin kur erdhi policia, hodhën koka

17 Maj 2021, 09:22 Nga DOSJA
Dosja e Prokurorisë! Efektivi i RENEA-s mori në makinë dy

TIRANË– Ditën e sotme ka dalë para Gjykatës efektivi i RENEA-s, Xhuljo Liçi dhe dy personat e tjerë, Ded Nimani dhe Luan Gaçi. ‘Balkanweb’ ka siguruar dosjen e Prokurorisë në të cilën thuhet se efektivi i RENEA-s, në momentin që ka parë policinë në hedhur në tokë sasinë e lëndës narkotike.

”Punonjësit e policisë kanë evidentuar si pasagjer Ded Nimani dhe si drejtues një shtetas të panjohur. Në këtë moment, shtetasi Luan Gaçi është afruar pranë automjetit nga i cili dolën të dy personat e tjerë. Të tre këta persona kanë shkuar te bagazhi i automjetit me targa AA 892 BZ dhe personi i panjohur hapi bagazhin dhe ka nxjerrë andej një pako. Sapo pako është nxjerrë nga bagazhi ka ndërhyrë policia dhe ky person i panjohur e ka hedhur pakon në rrugë”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Aty jepet dhe një pjesë e dëshmisë së efektivit të RENEA-s, ku ky i fundit ka thënë se merrte shpesh njerëz në makinë, kur bënte rrugën nga Fieri në Tiranë. Efektivi ka treguar se rrugës për në Tiranë merr njerëz me vete në makinë, e se një prej personave që kanë hyrë në makinë kishte lëndën narktike me vete.

‘Policia Gjyqësore i ka shoqëruar të tre këta persona dhe rezultoi se: Pakoja mbante mbishkrimin “Baroni” dhe mbarte një sasi prej 1.088 kg lëndë të dyshuar si kokainë; personi i panjohur rezultoi të ishte shtetasi Xhuljo Liçi punonjës i forcave RENEA në qytetin e Fierit; shtetasi Xhuljo Liçi shpjegoi se është punonjës policie në Fier dhe ditën e ngjarjes po udhëtonte nga Fieri në Tiranë. Ai përgjithësisht merr njerëz në rrugën e kthimit në Tiranë. Në zonën e Plepave një person i kishte ngritur dorën dhe ai e kishte marrë. Ky person kishte një pako me vete, të cilën e vendosi në bagazh të makinës dhe nuk ka komunikime telefonike me ta”, thuhet më tej në dosjen e Prokurorisë.

U kap me kokainë! Prokuroria kërkon burg për efektivin e RENEA-s Xhulio Liçin dhe dy bashkëpuntorët e tij, DËSHMIA: Isha pasagjer!

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ded nimani luan gaci xhulio lici ded nimani luan gaci xhulio lici

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Maj 2021, 08:40

SHKODER- Zbulohet një tjetër detaj që do të ndihmojë grupin hetimor në zbardhjen e vrasjes së 32-vjeçarit Endri Mustafa. Gazetari Senad Nikshiqi ka dhënë...