Sport

VIDEO/ Ndërpritet ndeshja! Tifozët shqiptarë futen në stadium për të festuar titullin kampion, ja çfarë ndodh më pas

16 Maj 2021, 16:33 Nga DOSJA
VIDEO/ Ndërpritet ndeshja! Tifozët shqiptarë futen në

TETOVË-Shkëndija e Tetovës është shpallur kampione e Maqedonisë së Veriut duke zhvilluar një sezon vërtetë mahnitës. Ditën e sotme, skuadra nga Tetova do festonte këtë triumf në ndeshjen e fundit ndaj Shkupit, por tifozët hynë në stadium dhe pushtojnë ambientin sportiv me këngët e tyre, duke ndezur flakadanët.

Sigurisht, ky emocion u kishte munguar shumë. Por nga ana tjetër ndeshja do të ndërpritej nga delegatët e ndeshjes pasi nuk lejohen tifozët në shkallët e stadiumit.

Pas thuajse 10 minutash diskutime mes lojtarëve të Shkëndijës dhe tifozëve, këta të fundit janë treguar të mirëkuptuar duke dalë sërish që ndeshja të mbyllej normalisht dhe festa të vijojë në rrugët e qytetit.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport maqedonia e veriut shkendija e tetoves maqedonia e veriut shkendija e tetoves

Sondazh

Poll