Sport

Rezultati i Beneventos “deh” Cagliarin, birra dhe festë në hotel në prag të ndeshjes me Milanin

16 Maj 2021, 17:19 Nga DOSJA
Rezultati i Beneventos “deh” Cagliarin, birra dhe festë në

ITALI-Festa në skuadrën e Cagliarit tashmë ka filluar. Skuadra nga Sardegna ia ka dalë të mbijetojë dhe kjo falë barazimit që Benevento mori ndaj Crotones ditën e sotme. Të grumbulluar në hotel Sheraton në Milano, me të marrë vesh rezultatin e kundërshtarit direkt për mbijetesë, futbollistët sard kanë festuar me birra, pavarësisht se ditën e sotme do të luajnë ndaj Milanit.

Një buzëqeshje për kuqezinjtë të cilët me tre pikë do të merrnin kualifikimin matematik në Champions League për sezonin e ardhshëm. Me pak fjalë ekzistojnë të gjitha kushtet për të festuar dy skuadrat.

Gëzim edhe për presidentin Tommaso Giulini i cili shkroi në Twitter: “Në momentin më të vështirë një ekip burrash të vërtetë morën fatin e tyre në dorë dhe vazhduan të përmbushin një arritje të paharrueshme. Me zemërim, zemër dhe krenari: le ta nderojmë GJITHMONË”.

 

Nel momento più difficile una squadra di uomini veri ha preso in mano il proprio destino ed è andata a compiere un’impresa indimenticabile. Con rabbia, cuore e orgoglio: onoriamola SEMPRE. #forzaCasteddu pic.twitter.com/yjWGgyMtUJ

— Tommaso Giulini (@tommasogiulini) May 16, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport cagliari milan cagliari milan

Sondazh

Poll