Sport

Zidane jep shenja lamtumire nga Real Madrid, Florentino Perez ka në listë tre emra për të zëvendësuar francezin

16 Maj 2021, 12:52 Nga DOSJA
Zidane jep shenja lamtumire nga Real Madrid, Florentino Perez ka në

SPANJË-E ardhmja e Zinedine Zidane në stolin e Real Madrid është drejt përfundimit. Sipas mediave iberike tekniku francez i ka komunikuar skuadrës qëllimin e tij për t’u larguar në fund të sezonit. Drejtuesit e klubit kanë përpiluar një listë me kandidatët e mundshëm.

Raul Gonzales është i preferuari i presidentit Florentino Perez. Ish sulmuesi ka qenë në krye të Real Madrid Castilla që nga qershori i kaluar dhe e njeh mirë ambjentin.Nuk është vetëm emri i spanjollit si trajner i Real Madrid. Drejtuesit po mendojnë edhe për Joachim Loë i cili është larguar nga drejtimi i përfaqësueses së Gjermanisë.

Nuk mbetet pas as Massimiliano Allegri, ish-trajneri i Juventusit ende nuk ka gjetur skuadër pas largimit nga bardhezinjtë dy vjet më parë. Nga ana tjetër, Zidane, i cili gjithmonë ka qenë idhull i tifozëve të Juventusit është një emër për të zëvendësuar Andrea Pirlon në stol.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport real madrid zidane real madrid zidane

Sondazh

Poll