Sport

Besiktas, kampioni i ri i Turqisë, në sajë të vetëm një goli…

16 Maj 2021, 06:01 Nga DOSJA

TURQI – Besiktas mposhti 1-2 në transfertë Goztepen në javën e fundit të Superligës turke, duke u shpallur kampione e Turqisë. Gjithashtu edhe Galatasaray fitoi 3-1 me Malatyaspor, por kjo nuk mjaftoi…

Ishte një dramë e vërtetë gara për titull, pasi Besiktas ishte me pikë të barabarta Galatasaray, por ishte golavarazhi ai që vendosi titullin për titullin kampion.

Në përballjet direkte të dy ekipeve ishin me nga një fitore për kokë, ndërsa golavarazhi favorizoi Besiktasin me +45 ndërsa Galatasaray me +44. Skuadra e Besiktasit fiton kështu titullin e 16-të në histori, teksa të fundit e kishte marrë në vitin 2017.

B.T (Dosja.al) 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport besiktas galatasaray superliga turke besiktas galatasaray superliga turke

Sondazh

Poll