Sport

VIDEO/ 959 ditë pa fituar derbin e kryeqytetit, Mkhitaryan-Pedro i japin lavdinë Romës ndaj Lazios

15 Maj 2021, 20:56 Nga DOSJA
VIDEO/ 959 ditë pa fituar derbin e kryeqytetit, Mkhitaryan-Pedro i japin

ITALI-Skuadra e Romës fiton derbin e kryeqytetit ndaj Lazios me shifrat 2-0. Një sukses i rëndësishëm për skuadrën verdhekuqe që blindon në një farë mënyre vendin e shtatë në klasfikim. Fitorja në derbi mungonte që nga 29 shtatori i vitit 2018 kur verdhekuqtë fitonin me shifrat 3-1.

Ishte minuta e 42-të kur Mkhitaryan mposhti Pepe Reinën nga një distancë e afërt brenda zonës së rreptësisë. Në pjesën e dytë do të ishte Pedro që do të vuloste fitoren me një gol spektakolar në minutën e 78-të.Kjo humbje bën që Lazio të humbasë mundësinë për të pretenduar zonën Champions.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport lazio roma lazio roma

Sondazh

Poll