Sport

Janë drejt rënies nga Serie A, tifozët presin në hyrje të qytetit skuadrën, debat e tension mes tyre

16 Maj 2021, 08:15 Nga DOSJA
Janë drejt rënies nga Serie A, tifozët presin në hyrje

ITALI-Humbja kundër Spezias djeg shumë, dhe lufta për të qëndruar në Serie A vazhdon për Torinon. Ditën e djeshme, skuadra ‘granata’ u mund 4-1 dhe ka rihapur një krizë serioze për skuadrën torineze.Pas kthimit nga Liguria, disa dhjetra tifozë prisnin në hyrje të qytetit skuadrën. Kishte disa momente tensioni, me policinë që fillimisht largoi tifozët, më pas u rikthyen sërish me kërkesën e lojtarëve dhe stafit.

Kishte disa momente mjaft intensive, të tilla si ato që çuan në ofendime drejtuar drejtorit sportiv Comi dhe menaxherit të ekipit Moretti. Kështu, drejtori sportiv Vagnati, trajneri Nicola dhe lojtarët biseduan për një kohë të gjatë me tifozët. “Ne tashmë jemi duke u përpjekur të rikthehemi tek rezultatet pozitive,” tha trajneri. “Ne e kuptojmë zemërimin tuaj”, vazhdoi ai më pas. Debati vazhdoi pothuajse 15 minuta.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport serie a torino serie a torino

Sondazh

Poll