Sport

Refuzohet oferta e miliarderit Daniel Ek për blerjen e Arsenalit

16 Maj 2021, 09:19 Nga DOSJA

ANGLI – Para pak ditësh u tha se Daniel Ek, i cili është edhe tifoz i Arsenalit, ishte i interesuar për të blerë klubin londinez. Mediat britanike përgënjeshtruan lajmin, duke thënë se biznesmeni nuk kishte bërë ndonjë ofertë për blerjen e Arsenalit.

Mirëpo ishte vetë Daniel Ek, i cili përmes një komunikate për media, konfirmoi se kishte bërë një ofertë duke përgënjeshtruar mediat angleze.

“Lajme të pasakta kanë dalë sot, duke thënë se unë nuk kam bërë një ofertë për të blerë klubin e Arsenalit. Mendoj që është e rëndësishme të jemi korrektë, këtë javë një ofertë i është bërë pronarit Josh Kroenke dhe zyrtarëve bankarë, e cila përmbante pronësinë, përfaqësimit në bord dhe një pjesë të aksioneve për tifozët. Ata u përgjigjën se nuk kanë nevojë për para. Unë e respektoj këtë vendim, por mbetem i interesuar dhe i gatshëm kurdo që situata të ndryshojë”,- ka shkruar Daniel Ek.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport arsenali blerja e aksioneve daniel ek topcinjte arsenali blerja e aksioneve daniel ek topcinjte

Sondazh

Poll