Sport

Barcelona e gatshme të shesë Antoine Griezmann, ndërsa po ‘komploton’ për transferimin e Erling Haaland

15 Maj 2021, 19:44 Nga DOSJA
Barcelona e gatshme të shesë Antoine Griezmann, ndërsa po

SPANJE – Barça janë ndër më të mëdhenjtë e Europës, që janë të interesuar për Haaland. Por së pari, “blaugranët” duhet të mbledhë disa fonde, në mënyrë që të plotësojnë 150 milionë eurot, sa ç’është çmimi i sulmuesit, pas ndikimit financiar të pandemisë së koronavirusit.

Sipas Matteo Moretto, i cili punon për “Sky Sports” dhe Di Marzios, gjigandët katalanas do të dëgjojnë ofertat për Griezmann në fund të sezonit. Sulmuesi francez nuk ka arritur të përsërisë suksesin e tij të Atletico Madrid në “Nou Camp”, që nga lëvizja e tij prej 120 milion eurosh dy vjet më parë.

Francezi është përmirësuar këtë sezon, me 19 gola dhe 12 asistime në 49 ndeshje në të gjitha garat. Sidoqoftë, Barcelona do të ishte e gatshme ta linte 30-vjeçarin të largohet për një çmim të duhur. Nëse Griezmann largohet, atëherë do të hapet një vend në sulmin e Ronald Koeman.

Barça është bashkuar me luftën e ofertave për superyllin e Dortmundit, Erling Haaland, së bashku me Manchester United, Manchester City, Chelsea dhe Real Madrid. “Blaugranët” thuhet se kanë bërë ofertën e tyre të hapjes, prej 90 milionë paund për përfaqësuesin e Norvegjisë.

Gjithsesi, Ian McGarry, specialist i transfertave, thotë: “Barcelona ka bërë një ofertë fillestare që është 105 milionë euro. Unë dyshoj se kjo do të pranohet nga Dortmund, duke qenë se vlerësimi i lojtarit është ndoshta, më i lartë se 150 milionë euro. Sidoqoftë, të gjitha negociatat fillojnë ato me një pëshpëritje”…

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport barcelona chelsea erling haaland griezmann ian mcgarry manchester city manchester united real madrid ronald koeman barcelona chelsea erling haaland griezmann ian mcgarry manchester city manchester united real madrid ronald koeman

Sondazh

Poll