Sport

VIDEO/ Fiorentina nuk i bën nder Juventusit, Napoli triumfon në “Artemio Franchi” dhe sheh Championsin 90 minuta larg

16 Maj 2021, 12:42 Nga DOSJA
VIDEO/ Fiorentina nuk i bën nder Juventusit, Napoli triumfon në

ITALI-Napoli është vetëm 90 minuta larg Champions League. Këtë fundjavë të kaltrit luajtën ndaj Fiorentinës në “Artemio Franchi”, takim që përfundoi 2-0 për skuadrën e Gattusos. Takimi u zhbllokua vetëm në fillim të pjesës së dytë, ku arbitri akordoi penallti për Napolin me ndihmën e VAR-it.

Nga pika e bardhë shkoi Lorenzo Insigne, gjuajtja e të cilit u grushtua nga Terracano në momentin e parë, por kapiteni shtyu në rrjetë topin e kthyer nga portieri vjollcë.Fiorentina provoi të reagojë për të rikthyer baraspeshën, por në minutën e 67’ ishte mesfushori Piotr Zielinski, që gjuajti nga distanca, ndërsa topi u devijua nga Venuti dhe përfundoi për herë të dytë në rrjetë.

Me këtë fitore skuadra e Napolit shkon përkohësisht në vendin e tretë me 76 pikë,ndërkohë që përballja e fundit e sezonit, Napoli do e luajë në shtëpi përballë Veronës.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport fiorentina napoli fiorentina napoli

Sondazh

Poll