Bota

Ish-eurodeputeti i ‘Agimit të Artë’ ekstradohet drejt Greqisë! Pranoi masën ‘pa u ndjerë’, sillet nga Belgjika, do

16 Maj 2021, 12:52 Nga DOSJA
Ish-eurodeputeti i ‘Agimit të Artë’ ekstradohet drejt

GREQI-Eurodeputeti Giannis Lagos pritet të mbërrijë në Athinë ditën e sotme për të dalë para Prokurorisë. Ai është marrë nga Belgjika nga pesë policë grekë të cilët do ta dërgojnë në Marking. Gjykata e ka dënuar anëtarin e ‘Agimit të Artë’ me 13 vjet e 8 muaj burg për drejtimin e një organizatës kriminale.

Kur dënimi i tij u bë i ditur, eurodeputeti nuk ishte në sallën e gjyqit. Ai e kishte kuptuar që do të shkonte në burg dhe tha “Unë do t’i bëj ata të mos dinë se ku po shkojnë” . Kjo ishte fjalia e fundit që ai tha jashtë gjykatës dhe pak para se të udhëtonte për në Bruksel.

Ai nuk apeloi kundër vendimit të shkallës së parë për ekstradimin e tij, i cili bën të zbatueshëm urdhrin e arrestit të lëshuar nga autoritetet greke.

Mediat greke shkruajnë se Giannis Lagos do jetë në burgun Domokou, si dhe do të jetë në të njëjtën qeli me shefin e shtabit të Perama, Anastasios Pantazis .

Anastasios Pantazis, është dënuar me 10 vjet e 2 muaj burg për anëtarësimin, pjesëmarrjen dhe drejtimin e një organizate kriminale, vrasje në tentativë kundër anëtarëve të PAME në Perama.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni giannis lagos giannis lagos

Sondazh

Poll

Bota 16 Maj 2021, 11:53

GREQI– Një person me shtetësi gjeorgjiane është vënë në pranga pasi dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen makabre të 20-vjeçares, Karolina, e cila ...