Sport

VIDEO/ Penalltia që i dha fitoren Juves po tërbon Interin, Del Piero i del në krahë zikaltërve: Nuk ishte! Arbitrat duhet t

15 Maj 2021, 19:11 Nga DOSJA
VIDEO/ Penalltia që i dha fitoren Juves po tërbon Interin, Del Piero i

ITALI-Juventus fiton mes polemikash derbin e Italisë ndaj Interit dhe mban gjallë shpresat për një vend në zonën Champions, pasi ngjitet përkohësisht në vendin e katërt, duke parakaluar Napolin, që luan nesër ndaj Fiorentinës. Protagonizmi i arbitrit Calvarese ishte se akordoi një penallti për Juventusin pas një kontakti të kërkuar nga vetë Cuadrado dhe pavarësisht protestave të zikaltërve, refuzoi të rishikojë aksionin në VAR.

Një episod i diskutuar gjithashtu edhe nga të ftuarit e Sky Sport. “Perisic nuk bën asgjë, e shoh akoma – ishin fillimnisht fjalët e Alessandro Del Piero – arbitrat (drejtuar nga Calvarese) duhet të vijnë këtu për të shpjeguar atë që panë. Është këmba e Cuadrados që shkon drejt tij, këmba futet midis këmbëve të tij. Nuk është penallti. Edhe ish-futbollisti i Milanit, Alessandro Costacurta ishte në të njëjtën linjë.

“Ekziston një kontakt, por këmba e Cuadrado kërkon në mënyrë të qartë për Perisic. Nuk e kuptoj pse këmba e majtë e Cuadrado duhet të shkojë në atë drejtim. Për mendimin tim nuk është penallti “. Ishte komenti i ish-lojtarit të Milanit.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport del piero inter juventus del piero inter juventus

Sondazh

Poll