Aktualitet

Çelet sezoni turistik në Vlorë! Bruno, Klajdi Haruni dhe Marsela Çibukaj ndezin atmosferën pas një viti të gjatë pandemi

16 Maj 2021, 11:26 Nga DOSJA
Çelet sezoni turistik në Vlorë! Bruno, Klajdi Haruni dhe

VLORË– Çelet sezoni turistik në Vlorë. Kryebashkiaku Dritan Leli ka hapur një ditë më parë sezonin turistik në qytetin e Vlorës me anë të një koncerti të organizuar, ku kishte ftuar këngëtarët Klajdi Haruni, Bruno dhe Marsela Çibukaj.

Në një atmosferë të ndezur me fishekzjarre dhe zbukurime, Leli u ka uruar sezon të mbarë qytetarëve të Vlorë, pas një periudhe të gjatë pandemie.

“Pas muajve të gjatë e të vështirë të pandemisë, drita e shpresës, falë vaksinimit masiv, po lejon turizmin të jetojë si më parë. Bashkë me përfaqësuesit e bizneseve në Qendrën Historike, që rrezikuan më shumë se të tjerët duke e ngritur punën në kohën e lëvizjeve të kufizuara, çelëm sot sezonin turistik nga zona më e vizituar e vitit të fundit. Shpresoj për të gjithë një sezon të mbarë gjatë të cilit të shijoni muzikën, lirinë, diellin e detin, por duke qenë gjithnjë të kujdesshëm për të respektuar rregullat! Ju presim në Vlorë!”- shkruhet në statusin e publikuar nga vetë Leli.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bruno celet sezoni turistik ne vlore klajdi haruni marsela cibukaj vlore bruno celet sezoni turistik ne vlore klajdi haruni marsela cibukaj vlore

Sondazh

Poll