Sport

VIDEO/ Pesë gola, katër herë ndërhyn VAR dhe dy kartona të kuq.Juve-Inter i prodhon të gjitha

15 Maj 2021, 18:10 Nga DOSJA
VIDEO/ Pesë gola, katër herë ndërhyn VAR dhe dy kartona

ITALI-Juventus-Inter, derbi i Italisë prodhoi gjithçka. Gola,kartonë e spektakël dhe në fund ishin bardhezinjtë që fituan me shifrat 3-2 dhe shpresojnë deri në javën e fundit për të arritur zonën Champions League. Ishin pikërisht vendasit që kaluan të parët në avantazh kur në minutën e 24-të Cristiano Ronaldo dështoi fillimisht në tentativën e parë kundër Samir Handanovic, ndërsa e dërgoi në rrjetë topin e rikthyer nga kapiteni zikaltër. Goli i 29-të sezonal në kampionat për CR7.

11 minuta më vonë u akordua një tjetër penallti, por kësaj radhe për ekipin e Antonio Contes. Romelu Lukaku mori përsipër ekzekutimin dhe nuk gaboi, duke gjetur golin e 23-të në Serie A për këtë sezon. Juventus realizoi golin e fitores në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë falë Juan Cuadrados. Anësori kolumbian lëshoi një “predhë” drejt portës kundërshtare. Topi në rrjetë dhe 2-1 për bardhezinjtë vendas.

Pjesa e dytë nisi keq për Juventusin, që e pa veten me dhjetë lojtarë në minutën e 55-të. Rodrigo Bentancur kreu një faull të rëndë dhe u ndëshkua menjëherë me karton të kuq. Vuajtje për vendasit, teksa Interi ndërroi marsh dhe nisi dominimin. Goli erdhi, më saktë një autogol. Giorgio Chiellini devijoi në portën e vet një top në minutën e 85-të. “Zonja” gjeti forca, reagoi dhe ia doli të realizojë golin e fitores. Ndërkohë që në minutën e 91-të futbollisti i Interit,Marcelo Brozovic u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Përfundimisht 3-2 për Juventusin, që shpreson që Napoli të ndalet nesër në Firence kundër Fiorentinës vendase.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport inter juventus inter juventus

Sondazh

Poll