Aktualitet

Aksident në “Vasil Shanto”! Makina merr para stacionin e autobusit, aksidenton dy këmbësore, përfundojnë në spital

15 Maj 2021, 19:23 Nga DOSJA
Aksident në “Vasil Shanto”! Makina merr para stacionin e

TIRANË– Aksident në zonën e “Vasil Shantos”, ku dy këmbësore kanë mbetur të lënduara. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:55 të mbrëmjes, kur drejtuesja e një mjeti me iniciale F.Z., ka humbur kontrollin e mjetit, duke përfunduar duke përplasur stacionin e autobusit të linjës “Tirana e Re”.

Nuk dihet ende gjendja e 47-vjeçares, ndërsa dy kalimtaret ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë Policia ka nisur nga puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I PLOTË

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2021, rreth orës 20:55, në Vasil Shanto, mjeti me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobuzi. Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne vasil shanto aksident ne vasil shanto

Sondazh

Poll