Sport

Presidenti Duka uron Dinamon dhe Egnatian, për suksesin e arritur

15 Maj 2021, 16:15 Nga DOSJA

TIRANE – Kanë përfunduar ndeshjet e fazës “play-off” në grupin A dhe atë B në kampionatin e Kategorisë së Parë. Skuadra e Dinamos dhe Egnatia e Rrogozhinës janë renditur të parat në grupet respektive dhe kanë fituar të drejtën e pjesëmarrjes në Superiore sezonin e ardhshëm. Një sukses për drejtuesit, futbollistët dhe stafet teknike të këtyre skuadrave, për të cilin, i ka përgëzuar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka nëpërmjet një postimi në faqen e tij në “facebook”:

“Urime Dinamo, urime Egnatia!

Të dashur miq,

Në emër të Federatës së Futbollit dua t’i shpreh urimet më të përzemërta Dinamos dhe Egnatias për suksesin e arritur në Kategorinë e Parë, e cila u kurorëzua me ngjitjen në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm. Sukses që duhet t’ju bëjë krenar për punën e zhvilluar gjatë këtij edicioni futbollistik. Kjo arritje është e qartë që vjen pas një pune të madhe, investimi të rëndësishëm dhe sakrifice nga të gjithë lojtarët, stafet teknike dhe drejtuesit e klubeve.

Përpara keni një finale që do shpallë skuadrën kampione të Kategorisë së Parë. Festimi i kësaj arritjeje duhet t’ju japë forcë për të punuar më shumë, për të programuar në mënyrën më të mirë edicionin e ri dhe për t’u përmirësuar më shumë cilësinë sportive në të mirën e klubeve tuaja dhe gjithë futbollit shqiptar. Gjithashtu, më gëzon fakti që Dinamo dhe Egnatia kanë projekte ambicioze në infrastrukturë për të ardhmen që janë të domosdoshme për zhvillimin e futbollit shqiptar dhe si projekt afatgjatë për të qëndruar në elitën e futbollit,”– shkruan presidenti Duka.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport armand duka presidenti i fshf-se skuadra e dinamos dhe egnatia e rrogozhinës armand duka presidenti i fshf-se skuadra e dinamos dhe egnatia e rrogozhinës

Sondazh

Poll