Sport

Ka edhe një vit kontratë me Real Madrid, Manchester United nis ofensivën për Varane, por oferta e bërë tërbon Perezin

15 Maj 2021, 14:19 Nga DOSJA
Ka edhe një vit kontratë me Real Madrid, Manchester United nis

SPANJË-Raphael Varane mund të jetë përforcimi kryesor i Manchester United për sezonin tjetër. Lojtari ka edhe një vit tjetër kontratë me Realin e Madridit, por sipas mediave në Spanjë ka shprehur dëshirën për ta mbyllur aventurën e tij me “los blancos” në fund të këtij sezoni.

Manchester United është i gatshëm të përfitojë menjëherë, teksa dëshira është që edicionin e ri të ketë një dyshe në qendër të mbrojtjes të formuar nga Raphael Varane dhe Harry Maguire. Sipas Mirror, mësohet se klubi anglez ka gati një ofertë prej 45 milionë euro për të marrë në Angli mbrojtësin francez të Real Madrid, Raphael Varane.

Një ofertë e tillë është konsideruar si qesharake nga presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez i cili kërkon të paktën 70 milionë euro për 28-vjeçarin.Mbrojtësi debutoi me Realin e Madridit më 21 shtator të 2011-ës në një ndeshje ndaj Racing kur në stol ishte Mourinho, nga ai çast ka zhvilluar 355 ndeshje me “Los Blancos” duke fituar 18 trofe, prej të cilëve 4 UEFA Champions League.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport manchester united real madrid varane manchester united real madrid varane

Sondazh

Poll