TIRANË– 2 persona kanë ndërruar jetë nga Covid në 24 orë në vend. Ministria e Shëndetësisë raporton se në orët e fundit janë kryer 3400 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 39 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 8 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Devoll, Vlorë, Përmet, 2 raste në Durrës, Sarandë, Delvinë, Gramsh,1 rast në Krujë, Fier, Kurbin, Korçë, Mirditë, Gjirokastër, Tepelenë, Patos, Dropull, Konispol.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 976 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 123,081 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 83 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 74-90 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (15 Maj 2021) Raste të reja ditore 39 Të shëruar në 24 orë 976 Të shtruar në spitale 83 Humbje jete në 24 orë 2 Testime ditore 3,400
Testime totale 674,895 Raste pozitive 131,978 Raste të shëruara 123,081 Raste Aktive 6,468 Humbje jete 2,429
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shtetasi L. V. është 51 vjeç. Ai ka shtatë vite i divorcuar nga bashkëshortja, por sherret nuk i ndahen.Mbas ndarjes në gjykatë, radha u ka ardhur ndarje...
Me vështrimin të përhumbur dhe shpesh duke e mbajtur kokën mes pëllëmbëve secili nga pesë të arrestuarit për vrasjen e Mehmet Qemës, dëgjoi prokurorinë që kërko...
TURQI– Zhvillime të reja lidhur me zhdukjen e super-mashtruesit të “Thodex”, Faruk Fatih Özer. Sipas mediave turke pritet që operacioni për kapjen e tij në Shqi...
SARANDË– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën nacionale Sarandë-Ksamil, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur.Mësohet se një mjet ‘Benz’...
TIRANË– Një shtëpi ka rënë pre e një grabitjeje ditën e djeshme. Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, persona ende të paidentifikuar janë futur në...
TIRANË– Policia e Tiranës ka bërë me dije se nëntë persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mësohet se është kapur një...
LEZHË– Policia e Lezhës ka vënë në pranga personin e fundit të grupit që shpërndante lëndë narkotike. Kështu në pranga ka rënë Florian Perbiba, 20-vj...
TIRANË– Meteorologia Adiola Bani ka zbuluar se si do të paraqitet moti në orët në vijim. Bani ka thënë se deri në orët e pasdites së sotme do të vijojë mot...