Aktualitet

Grabitet shtëpia në Tiranë, hajdutët marrin paratë dhe sende me vlerë në banesën e 37-vjeçarit

15 Maj 2021, 12:35 Nga DOSJA
Grabitet shtëpia në Tiranë, hajdutët marrin paratë dhe

TIRANË– Një shtëpi ka rënë pre e një grabitjeje ditën e djeshme. Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, persona ende të paidentifikuar janë futur në banesën e 37-vjeçarit me inicialet A.K..

Ata kanë arritur të marrin një sasi parash dhe disa sende me vlerë nga banesa e më pas janë larguar. Ka qenë 37-vjeçari ai që ka bërë denoncimin në polici.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 14.05.2021,në rrugën “Thoma Koxhaj”, persona të paidentifikuar kanë vjedhur banesën e shtetasit A. K., 37 vjeç, ku kanë marrë disa sende me vlerë dhe një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet shtepia ne tirane tirane grabitet shtepia ne tirane tirane

Sondazh

Poll