Aktualitet

‘Benz’ del nga rruga në Sarandë, plagoset 14-vjeçari, transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë

15 Maj 2021, 12:36 Nga DOSJA
‘Benz’ del nga rruga në Sarandë, plagoset

SARANDË– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën nacionale Sarandë-Ksamil, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Mësohet se një mjet ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal jashtë rruge.

Për rrjedhojë është plagosur Renato Pali, 14 vjeç, banor i Ksamilit. 14-vjeçari mësohet se ka marrë fraktura në kokë dhe për mjekim më të specializuar është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne sarande aksident ne sarande

Sondazh

Poll