Aktualitet

I ka orët e numëruara/ Super-mashtruesi Faruk Fatih Özer është “mbërthyer në qoshe”! Mediat turke: Brenda 48 orësh a

15 Maj 2021, 14:17 Nga DOSJA
I ka orët e numëruara/ Super-mashtruesi Faruk Fatih Özer

TURQI– Zhvillime të reja lidhur me zhdukjen e super-mashtruesit të “Thodex”, Faruk Fatih Özer. Sipas mediave turke pritet që operacioni për kapjen e tij në Shqipëri të finalizohet brenda 48 orësh dhe më pas do të nisin procedurat për ekstradimin e tij.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Policia turke ka sjellë në Shqipëri forca shtesë për të mbështetur kolegët shqiptarë për kapjen e 27-vjeçarit, por nuk bëjnë me dije vendin se ku fshihet i riu. Operacioni i nisur për kapjen e Faruk Fatih Özer po zhvillohet në 4 qytete të ndryshme, përfshirë Tiranën. 

Kur Faruk Fatih Özer të kapet, ai së pari do të dalë para autoriteteve gjyqësore shqiptare, por  meqenëse ai nuk ka kryer një krim brenda kufijve të Shqipërisë, ai nuk do të gjykohet. Duke marrë parasysh faktin se pasaporta e tij ka njoftim të kuq, do të pajiset me një të rë dhe më pas do t’i dorëzohet Interpolit. Me të mbaruar këto prcedura, Ozer do të kthehet në Turqi brenda 48 orësh.

27-vjeçari Ozer është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon pasi rezulton i dyshuar për mashtrim në shtetin turk nëpërmjet valutës elektronike bitcoin që kap vlerën rreth 2 miliardë dollar.

Faruk Ozer rezulton të jetë futur në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar të Rinasit më 20 prill të këtij viti, ndërkohë që kanë dalë dhe pamje filmike nga momenti kur ai është akomoduar në një prej hoteleve të kryeqytetit, nga një shtetas shqiptar, i cili ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të veprës penale që kishte kryer biznesmeni turk.

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet faruk fatih ozer faruk fatih ozer ne shqiperi faruk fatih ozer faruk fatih ozer ne shqiperi

Sondazh

Poll