Aktualitet

Operacioni ‘Shkëmbimi’! Ndalohet 20-vjeçari duke shitur kanabis, i fundit i arrestuar nga grupi prej 5 anëtarësh (EMRI)

15 Maj 2021, 11:59 Nga DOSJA
Operacioni ‘Shkëmbimi’! Ndalohet 20-vjeçari duke shitur

LEZHË– Policia e Lezhës ka vënë në pranga personin e fundit të grupit që shpërndante lëndë narkotike. Kështu në pranga ka rënë Florian Perbiba, 20-vjeçari i cili u ndalua duke shpërndarë lëndë narkotike.

I riu është bashkëautor me O.K.,E.Q.,K.Sh.dhe E.Gj., të cilët u arrestuan në flagrancë gjatë operacionit ” Shkëmbimi”, në mars 2021, në Rreshen, duke shkëmbyer 1.7 kg lëndë narkotike canabis sativa.

NJOFTIMI:

Vijon operacioni “Shkëmbimi”.
Shkon në 5 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni.
Kapet dhe ndalohet 20-vjeçari Florian Perbiba për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ” Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike sherbimet e Policisë së D.V.P Lezhë, kanë ekzekutuar urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin : F.P.,20 vjeç, banues fshatin Simon, Mirditë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “, e kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është bashkëautor me shtetasit O.K.,E.Q.,K.Sh.dhe E.Gj., të cilët u arrestuan në flagrancë gjatë operacionit ” Shkëmbimi”, në mars 2021, në Rreshen, duke shkëmbyer 1.7 kg lëndë narkotike canabis sativa.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet florian perbiba policia lezhe florian perbiba policia lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Maj 2021, 09:19

TIRANË– Grupi i miqve të Mehmet Qemës kanë dalë sot para Gjykatës së Tiranës dhe presin të njihen me masën e sigurisë. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar “arr...