Aktualitet

Drogë, lojëra fati, përforcues grushti dhe të dehur në timon

15 Maj 2021, 12:33 Nga DOSJA
Drogë, lojëra fati, përforcues grushti dhe të dehur në

TIRANË– Policia e Tiranës ka bërë me dije se nëntë persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mësohet se është kapur një 24-vjeçar me incialet E. Gj., pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një përforcues metalik.

Një 17-vjeçar u kap me një sasi me lëndë narkotike kanabis, një 27-vjeçar u kap gjithashut me kanabis. 

Njoftimi i policisë Tiranë: 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” të shtetasve: E. Gj., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një përforcues metalik; H. V., 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi një sasi me lëndë narkotike kanabis; J. C., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Nr.1 iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi më lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” i shtetasit K. V., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një përforcues grushti. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” i shtetasit R. N., 34 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar në lokalin e tij bar-kafe, u gjeten 9 poste loje me ekrane dhe tastiera të veçanta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Këto paisje dyshohen se shërbenin për organizimin e lojrave të palejuara. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : E. M., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ; Z. S., 59 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ; Më datë 14.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit, S. M., 27 vjeç, sepse në rrugën e “Barrikadave”, ka goditur me grushta në pjese të ndryshme të trupit, shtetasin V. D. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 9 persona në tiranë policia e tiranes arrestohen 9 persona në tiranë policia e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Maj 2021, 09:19

TIRANË– Grupi i miqve të Mehmet Qemës kanë dalë sot para Gjykatës së Tiranës dhe presin të njihen me masën e sigurisë. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar “arr...