Aktualitet

22-vjeçarja humbi jetën teksa udhëtonte me taksi, Flutura Açka: Faleminderit për ditët e bukura që ndave me ne në fushat

15 Maj 2021, 13:32 Nga DOSJA
22-vjeçarja humbi jetën teksa udhëtonte me taksi, Flutura

TIRANË– Flutura Açka, deputetja e PD e zgjedhur më 25 prill, ka postuar një mesazh për ndarjen nga jeta të Aurora Bashës, 20-vjeçares e cila ndërroi jetë të premten në mënyrë tragjike. Açka bën të ditur se e reja ka qënë pjesë e shtabit elektoral të PD-së.

“Pushofsh në paqe Aurora Basha, – shkruan Açka. – Faleminderit për ditët e bukura e të vrullshme që ndave me në në fushatë. Fytyra jote e paqtë dhe rinia jote e këputur do t’i mungojë auditorëve të universitetit, edhe neve që të njohëm e të deshëm. Në emër të të gjithë shtabit elektoral, i përcjellim ngushëllime familjes. Qoftë hera e fundit që rrugët shqiptare përgjaken kësisoj,” përfundon shkrimtarja dhe deputetja.

Aurora Basha mbeti viktimë në aksidentin që ndodhi dje në urën e Bubullimës në Lushnjë, pasi taksia me të cilën ajo udhëtonte ra përmbys në ujë. Bashkë me Aurora Bashën humbi jetën edhe taksisti 68-vjeçar nga Berati, Xhezmi Oshafi.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aurora basha flutura acka aurora basha flutura acka

Sondazh

Poll