Aktualitet

Sulmi ndaj BILD, gazetari paralajmëron tjera shkrime: Kam parë laborator heroine në Shqipëri

20 Maj 2019, 20:05 Nga DOSJA
Sulmi ndaj BILD, gazetari paralajmëron tjera shkrime: Kam parë

Gazetari i medias prestigjioze gjermane “Bild”, Peter Tiede në një intervistë me “Skype” me emisionin “A show” në News 24 foli për shkrimin e tij të publikuar disa ditë më parë, ku tregonte se pse “Shqipëria udhëhiqet nga gansterët”.

Ai komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili ka theksuar se gazeta gjermane është e stilit “bulevardeske”, që nuk thellohet në çështje, por gazetari shtoi se artikulli është i saktë dhe sipas tij, Rama më parë duhet të tregojë se pse nuk funksionojnë disa institucione në Shqipëri dhe jo të merret me median gjermane.

Ai tregoi se gjatë një vizite në Shqipëri ka parë me sytë e tij laborator heroine në vitin 2016, por pa treguar vendin se ku. Gazetari theksoi se ai po punon për një material, i cili do të flasë mbi mafien shqiptare.

“Ai ka të drejtë se ne jemi një media bulevardekse, por artikujt tonë janë të shkurtër sepse ky është stili i kësaj mediaje. Këto janë gazeta që citohen dhe iu referohen më shumë në Gjermani dhe në të gjithë botën. Sigurisht se zoti Rama duhet të përballet me argumentet se pse nuk funksionojnë Gjykata Kushtetuese dhe disa istitucione të tjera dhe a është e lirë media në Shqipëri.

Këto duhet t’i shpjegojë Rama. Unë kam parë edhe laborator heroinë në verën e vitit 2016, sepse kam qenë dhe kam udhëtuar në Shqipëri. Thuhet se 70 për qind e kanabisit që shitet në vendet perëndimore se vjen nga vendi juaj. Në Durrës vjen kokainë nga Kolumbia. Janë gjetur në vendin tonë kontejnerë që përmbanin kokainë që e kishin porositur kriminelët. Po bëjmë një material dhe po hetojmë mbi mafien shqiptare”-tha gazetari.

Marrë nga Balkanweb

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bild shkrim për shqipërinë blerina gjylameti edi rama peter tiede bild shkrim për shqipërinë blerina gjylameti edi rama peter tiede

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Maj 2019, 15:11

Dhunohet nga serbët ekipi shqiptar “K.F Lugina”

Ekipi shqiptar i Luginës së Preshevës ka rënë pre e dhunës një ditë më parë. Në një status në rrjetet sociale, nga faqja zyrtare e “K.F Lugina”, shkruhet se eki...