Aktualitet

Helmimi në Bulqizë, flet kryetari i Bashkisë: Fajtorët të mbajnë përgjegjësi

20 Maj 2019, 19:25 Nga DOSJA
Helmimi në Bulqizë, flet kryetari i Bashkisë: Fajtorët

BULQIZË- Ndërsa kanë kaluar 16 ditë nga helmimi masiv i ndodhur në Bulqizë, (Lexo këtu) ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Melaim Damzi.

Në një deklaratë për mediet, Damzi shprehet se duhet të zbulohen shkaqet që çdo instancë të mbajë përgjegjësitë e saj. Sipas tij, pavarësisht se nga bashkia është bërë shumë për sigurinë e qytetarëve, sërish janë organet përgjegjëse, ato që do të zbardhin të vërtetën. Damzi shprehet se furnizimi më ujë i një pjese të mirë të qytetit të vjetër pavarësisht amortizimit të linjës, ka qenë i mirë nga analizat, nuk ka pasur probleme

“Ne si bashki kërkojmë që të jetë siguria maksimale e ujit dhe mënyra e menaxhimit të jetë prioritet, që ne e kemi pasur. U bë një zhurmë që nuk mund të akuzojmë asnjë sektor deri më sot, pasi instancat nuk janë shprehur, pjesa pastërtisë së ujit nga ajo e mikro-biologjike ka dalë e pastër, presim analizat e institutit për pjesën fiziko-kimike për një përgjigje përfundimtare për të marrë edhe ne vendimet tona. Ato nuk mund të them se i ka nga rrjedhja apo pjesët e tjera, kërkoj nga organet që të vërtetohet kjo punë që edhe ne nëse kemi probleme të menaxhimit ta rregullojmë dhe pjesa tjetër të mbajnë përgjegjësi ato që i kanë. Furnizimi më ujë i një pjese të mirë të qytetit të vjetër pavarësisht amortizimit të linjës, ka qenë i mirë nga analizat, nuk ka pasur probleme. Jam munduar që të krijoj kushte me çezmat publike apo burimet alternative të zonës” tha ai.

Kujtojmë se më 4 maj u helmuan në lagjen e vjetër të Bulqizës më shumë se 140 persona. Paraprakisht u dyshua se helmimi ka ardhur nga uji i pijshëm. Për këtë shkak, qytetarëve u është ndaluar përdorimi i ujit të pijshëm.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bulqize helmimi i banorëve në bulqizë helmimi masiv në bulqizë milaim damzi bulqize helmimi i banorëve në bulqizë helmimi masiv në bulqizë milaim damzi

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Maj 2019, 15:11

Dhunohet nga serbët ekipi shqiptar “K.F Lugina”

Ekipi shqiptar i Luginës së Preshevës ka rënë pre e dhunës një ditë më parë. Në një status në rrjetet sociale, nga faqja zyrtare e “K.F Lugina”, shkruhet se eki...

Aktualitet 20 Maj 2019, 16:17

Aksident në aksin Fier-Patos, plagosen dy gra

FIER– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Patos, ku dy gra kanë mbetur të lënduara.Mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin M...