Aktualitet

“U pagua nga opozita”, autori i shkrimit në “BILD” u përgjigjet akuzave të Gjylametit

20 Maj 2019, 19:43 Nga DOSJA
“U pagua nga opozita”, autori i shkrimit në “BILD”

TIRANË- Autori i shkrimit për Shqipërinë në gazetën gjermane, “BILD”, Peter Tiede, ishte i ftuar në një lidhje me “Skype” në emisionin “A Show” të gazetarit Adi Krasta.

Ai iu përgjigj pyetjes së gazetarit nëse e kishte takuar apo jo personalisht ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani, lidhur me shkrimin e publikuar. Ndërsa pranoi se e ka takuar Manjani, Tiede tha se kjo ka ndodhur në fund të investigimit të tij, pasi Manjani ka qenë pjesë e qeverisë. Po ashtu ai u ktheu përgjigje akuzave të deputetes Gjylameti, se ai është paguar për një shkrim të tillë. Tiede tha se një e tillë mund të ndodhë me gazetarë të tjerë, por jo me atë.

“E kam takuar zotin Manjani por nuk ka qenë ai që ka zgjidhur gjithë problatmikën e përshkruar. Unë kam shëtitur thuajse gjithë Shqipërinë. Vetëm në fund e kam takuar z.Manjani, kemi biseduar për atë që ndodh në Shqipëri, sepse ai ka qenë në qeveri. Pretendimi se mund të kem marrë para është qesharake. Unë kam punuar për gazeta dhe revista të njohura, jam gazetar i njohur në Gjermani. Kam dëgjuar që ka gazetarë që marrin para për artikuj, por jo në rastin tim”, deklaroi gazetari gjerman Tiede.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bild bild shkrim për shqipërinë peter tiede bild bild shkrim për shqipërinë peter tiede

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Maj 2019, 15:11

Dhunohet nga serbët ekipi shqiptar “K.F Lugina”

Ekipi shqiptar i Luginës së Preshevës ka rënë pre e dhunës një ditë më parë. Në një status në rrjetet sociale, nga faqja zyrtare e “K.F Lugina”, shkruhet se eki...