Aktualitet

Dhunohet nga serbët ekipi shqiptar “K.F Lugina”

20 Maj 2019, 15:11 Nga DOSJA
Dhunohet nga serbët ekipi shqiptar “K.F Lugina”

Ekipi shqiptar i Luginës së Preshevës ka rënë pre e dhunës një ditë më parë. Në një status në rrjetet sociale, nga faqja zyrtare e “K.F Lugina”, shkruhet se ekipi është dhunuar nga kundërshtarët.

Më foto ku shihen fubollistët e dhunuar, Lugina denoncon këtë sulm fizik, që sipas tyre është bërë me paramendim.

Më tej ata shkruajnë se arsyeja e rrahjes barbare, është origjina e tyre shqiptare.

“Sulm fizik me paramendim, ndaj futbollistëve te klubit “Lugina” në Levosojë!

Duke parë sukseset e klubit Lugina që tani e disa vite në Lugin të Preshevës e më gjërë , klubi Lugina përskej problemet e gjëra që ka , në gjiron e fundit ndaj Levosojes , futbollistet e Lugines sulmohen në pabesi gjatë ndeshjes në mënyre të orkestruar nga klubi vendas .

Duke ditur cilësin e futbollistëve që ka klubi , ekipi vendas kishte pregaditur skenar që nga fillimi i ndeshjes, që mënyra e vetme ta ndalonte fitoren e Lugines ishte perleshja fizike ndaj futbollisteve në menyrë tinxare .

Siç e cekem dhe më larte ishte e gjitha e orkestruar dhe nder qëllimet kryesore e sulmit fizik ndaj klubit Lugines ishte dhe kombësija Shqiptare klubit.

Gjatë gjithë lojës futbollistet kundërshtar dhe publiku në vazhdimësi kanë fyrë baza Kombëtare, gjuhën, dhe fetare.

Prandaj ju bëjmë thirrje organeve të Drejtësis, organeve Komunale dhe medijave që këtë rastë tinxar në dëmë të vetmit klub Shqiptar ta shqyrtojn në organ më të larta.

Ngjarjet që kanë ndodhur sot dhe kohë më parë në ndeshjet tjera si misafir klubi Lugina nuk ka siguri për ndeshje, dhe kjo tregon se të drejtat e Shqiptareve në këtë pjesë janë në gjendje të mjerushme.

Klubi Lugina , do te jene gjithmone prane futbollisteve ne cdo lloj rasti , e ne cdo lloj vendimi,”- shkruhet në statusin e bërë nga faqja zyrtare e “K.F Lugina”.

(f.m & A.S/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohen lojtaret shqiptare ne serbi dhunohet lojtaret e ekipit shqiptare kf lugina levosoje serbet dhunojne shqiptaret shqiptaret dhunohen nga serbet dhunohen lojtaret shqiptare ne serbi dhunohet lojtaret e ekipit shqiptare kf lugina levosoje serbet dhunojne shqiptaret shqiptaret dhunohen nga serbet

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Maj 2019, 16:17

Aksident në aksin Fier-Patos, plagosen dy gra

FIER– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Patos, ku dy gra kanë mbetur të lënduara.Mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin M...