Aktualitet

Sherri në Berlin për taksën ndaj mallrave serbe, Thaçi i mban anën Ramës: Po tregon të vërtetën

20 Maj 2019, 19:56 Nga DOSJA
Sherri në Berlin për taksën ndaj mallrave serbe, Thaçi i

TIRANË– Presidenti Hashim Thaçi ka treguar anën e tij të debatit për taksën ndaj mallrave serbe që ndodhi në samitin e Berlinit.

Në fjalën e tij në “Open”, Thaçi u shpreh se ai dhe kryeministri Edi Rama kanë sugjeruar pezullimin e taksës ndaj mallrave serbe dhe se ndaj Haradinajt nuk është ushtruar presion nga askush.

“Rama tregon të vërtetën 100%, të tjerët janë thashetheme. Më tepër ka qënë një këshillë. Unë nuk jam nga ata që përgojoj korridoret e Berlinit. Deklarata e Ramës është 100% e saktë. Unë as kam parë dhe as kam dëgjuar presion.”

Pas Samitit të Berlinit, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar se është vënë nën presion dhe shantazh nga homologu i Shqipërisë Edi Rama për të hequr taksën 100% ndaj mallrave të Serbisë. Vetë kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale e mohoi këtë gjë.

(k.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama hashim thaci ramush haradinaj samiti i berlinit sherri ne berlin edi rama hashim thaci ramush haradinaj samiti i berlinit sherri ne berlin

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Maj 2019, 15:11

Dhunohet nga serbët ekipi shqiptar “K.F Lugina”

Ekipi shqiptar i Luginës së Preshevës ka rënë pre e dhunës një ditë më parë. Në një status në rrjetet sociale, nga faqja zyrtare e “K.F Lugina”, shkruhet se eki...