Aktualitet

Goditën Sahit Dollapin, Prokuroria nis hetimet për 8 efektivë të FNSH

20 Maj 2019, 19:02 Nga DOSJA
Goditën Sahit Dollapin, Prokuroria nis hetimet për 8 efektivë

TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin për 8 efektivët e FNSH-së që ushtruan dhunë ndaj sekretarit organizativ të PD-së, Sahid Dollapin pas protestës së opozitës.

“Nga kqyrja e pamjeve vihet re një person civil, i identifikuar si Sahit Dollapi, i cili komunikon me një punonjës policie dhe më tej shkëputet nga ai dhe fillon të vrapojë. Pasi bën disa metra me vrap, rrëzohet në rrugë. Më tej, vërehet se një grup punonjësish policie, të veshur me pajisjet mbrojtëse, afrohen me vrap drejt Sahit Dollapit, tashmë i rrëzuar dhe e godasin me shkop gome disa herë. Pas këtij momenti, Sahit Dollapi ngrihet në këmbë i shoqëruar me një grup prej 7-8 punonjës policie të repartit FNSH”, shkruhet në dokumentin e Prokurorisë.

Pas protestës së katërt kombëtare të opozitës, sekretari Dollapi u godit me shkopa gome nga disa efektivë të FNSH-së. Si pasojë e goditjeve, Dollapi iu nënshtrua edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpatull.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet said dollapi protesta e opozites 11 maj 2019 dhunohet said dollapi protesta e opozites 11 maj 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Maj 2019, 15:11

Dhunohet nga serbët ekipi shqiptar “K.F Lugina”

Ekipi shqiptar i Luginës së Preshevës ka rënë pre e dhunës një ditë më parë. Në një status në rrjetet sociale, nga faqja zyrtare e “K.F Lugina”, shkruhet se eki...

Aktualitet 20 Maj 2019, 16:17

Aksident në aksin Fier-Patos, plagosen dy gra

FIER– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Patos, ku dy gra kanë mbetur të lënduara.Mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin M...