Aktualitet

Gjonaj porosit Kontrollin e Burgjeve: Regjim të posaçëm për kokat e krimit

20 Maj 2019, 17:17 Nga DOSJA
Gjonaj porosit Kontrollin e Burgjeve: Regjim të posaçëm

TIRANË–Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka thirrur sot në një mbledhje të gjithë punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje. Kjo mbledhje ka ardhur pas masave të shtuara te sigurisë së burgjeve. Kohët e fundit nga forcat e Policisë së Burgjeve dhe SHKBB-ja, një sërë sendesh të ndaluara.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, Dosja.al mëson se ministrja Gjonaj ka kërkuar regjimin e posaçëm për ‘kokat e krimit’ që do të izolohen sipas ligjit italian.

Sipas zyrët së shtypit, mësohet se ministrja Gjonaj ka ngritur edhe çështjen e sigurisë në sistemin e burgje dhe kryerjen e veprimtarisë nga ana e SHKBB-së për parandalimin dhe monitorimin e veprimtarisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Ndërkohë, kujtojmë se deputeti Lefter Maliqi, i cili më parë ka mbajtur edhe postin e zv/drejtorit të Burgjeve, në seancën e Kuvendit të datës 16 maj 2019, kërkoi interpelancë me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonajn për gjendjen e burgjeve.

(k.m/f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet etilda gjonaj kokat e krimit kontrolli i burgjeve etilda gjonaj kokat e krimit kontrolli i burgjeve

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Maj 2019, 16:17

Aksident në aksin Fier-Patos, plagosen dy gra

FIER– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Patos, ku dy gra kanë mbetur të lënduara.Mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin M...