Aktualitet

Berisha: Martohet i shumëkërkuari për vrasje në Vlorë, dasma 50 m larg policisë

20 Maj 2019, 16:44 Nga DOSJA
Berisha: Martohet i shumëkërkuari për vrasje në Vlorë,

VLORË– Ish-kryeministri ka bërë një tjetër denoncim në rrjetet sociale. Sali Berisha shkruan se është informuar nga qytetari dixhital se i shumëkërkuari i Vlorës martohet mbrëmjen e sotme.

Në mesazhin e publikuar nga ish-kryeministri shkruhet se dasma do të zhvillohet vetëm 50 metra larg komisariatit të policisë dhe se të ftuar do të jenë edhe shumë përsona të tjerë me precedentë penalë.

Statusi i Sali Berishës

I shume kerkuari ben dasem nen mbrojtjen e narkopolicise!

Lexoni mesazhin e policit dixhital. sb

Prsh zoti sali jam nje efektiv dhe te denoncoj rastin me te fresket qe kete shtet e ka mar lumi ,i shume kerkuari per vrasje dhe trafike narkotikesh Tesilvano Basho sot ben ceremonin e marteses i mbeshtetur nga shum kriminel te tjer qe kan terorizuar ruget e selenices dhe fshatrave perreth,kam informacion se dasma organizoet sot reth ores 21 ne mbremje , te ftuar jane te aferm te vajzes dhe te familjes te tij si dhe shume kriminel te tjer si llanajt dhe shok te tjer te shumt me precedent kriminal .

Ky esht shteti jon i nderuar,nje shtet i pasigurt 100/ ku kriminelet dhe ato qe jan ne kerkim mund edhe te martoen shum thjesht si njerez normal .Faleminderit i nderuar.Dasma organizohet 50 metra larg nga stacioni i Policis.Informacion 100% i sigurt.Respekt per ty Doktor.

Tesilvan Basho, i njohur si Tesi Basho është një nga tre shqiptarët që u arratisën nga burgu i Rebibbia ne Rome ne daten 27.10.2016.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet martohet i shumekerkuari sali berisha tesilvan basho vlore martohet i shumekerkuari sali berisha tesilvan basho vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Maj 2019, 16:17

Aksident në aksin Fier-Patos, plagosen dy gra

FIER– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Patos, ku dy gra kanë mbetur të lënduara.Mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin M...