Bota

Lideri politik i Hamasit, Khaled Mashaal thotë se grupi është i gatshëm për armëpushim

14 Maj 2021, 17:40 Nga DOSJA
Lideri politik i Hamasit, Khaled Mashaal thotë se grupi është i

PALESTINË– Lideri politik i Hamasit, Khaled Mashaal i thotë një agjencie turke të lajmeve se grupi terrorist Gaza është gati për një armëpushim por nuk ka marrë një përgjigje nga Izraeli.

Dje mbrëma, konflikti mes Palestinës dhe Izraelit u përshkallëzua. Izraeli ka dërguar 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza. Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 119 viktima, mes tyre 31 fëmijë dhe 830 të plagosur. Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 7 viktima. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

(D.A/DOSJA.AL)

Lajm kryesor/ Përshkallëzohet konflikti në Gaza/Izraeli dërgon 7 mijë ushtarë dhe “pushton” kufirin, pret urdhër për të sulmuar palestinezët. Hamasi bën thirrje për demonstrata! OKB kërkon armëpushim

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota khaled mashaal lufta izrael-palestine khaled mashaal lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll