Bota

Zyrtari i lartë amerikan mbërrin në Izrael ndërsa SHBA kërkon fundin e dhunës në Gaza

14 Maj 2021, 17:24 Nga DOSJA
Zyrtari i lartë amerikan mbërrin në Izrael ndërsa SHBA

IZRAEL– Zëvendësndihmës sekretari amerikan për çështjet izraelite dhe palestineze, Hady Amr ka mbërritur në Tel Aviv për bisedime me palët që synojnë t’i japin fund raundit të vazhdueshëm të dhunës me Gaza.

Amri mbërriti në Telaviv sot për të forcuar nevojën për të punuar drejt një qetësie të qëndrueshme, duke njohur të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Izraelitët dhe palestinezët meritojnë masa të barabarta të lirisë, sigurisë, dinjitetit dhe prosperitetit ”, – shkruan në Twitter postimet e ambasadës amerikane në Izrael.

Dep Asst Secretary for Israel & Palestinian Affairs Hady Amr arrived to TLV today to reinforce the need to work toward a sustainable calm, recognizing Israel’s right to self-defense. Israelis and Palestinians deserve equal measures of freedom, security, dignity and prosperity. pic.twitter.com/zyE6Ucp80P

— U.S. Embassy Jerusalem (@usembassyjlm) May 14, 2021

Dje mbrëma, konflikti mes Palestinës dhe Izraelit u përshkallëzua. Izraeli ka dërguar 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza. Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 119 viktima, mes tyre 31 fëmijë dhe 830 të plagosur. Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 7 viktima. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

(d.a/dosja.al)

Lajm kryesor/ Përshkallëzohet konflikti në Gaza/Izraeli dërgon 7 mijë ushtarë dhe “pushton” kufirin, pret urdhër për të sulmuar palestinezët. Hamasi bën thirrje për demonstrata! OKB kërkon armëpushim

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota hady amr lufta izrael-palestine hady amr lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll